• e mërkurë, 25 shtator 2024

Bajdeni nga foltorja e KB-së: Demokracia është më e rëndësishme nga qëndrimi në pushtet

Bajdeni nga foltorja e KB-së: Demokracia është më e rëndësishme nga qëndrimi në pushtet

Nju-Kork, 24 shtator 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden sot e ka mbajtur fjalimin e tij të fundit në sesionin debatues para liderëve botërorë në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

"Kjo është hera e katërt që kam nderin të flas para kësaj asambleje si president i SHBA-së", tha Bajden. "Kjo do të jetë hera ime e fundit. Kam qenë dëshmitar i ndryshimeve të mëdh historike".

Bajdeni e hapi fjalimin e tij në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me përkujtimin e konflikteve që ishin në botë kur për herë të parë e ka marrë detyrën zyrtare para më shumë se 50 viteve, duke përfshirë edhe luftën në Vietnam.

Duke e përmendur pajtimin mes SHBA-së dhe Vietanimit, Bajdeni tha: "Gjërat mund të përmirësohen. Kurrë nuk duhet ta harrojmë këtë. E kam parë këtë gjatë karrierës time".

Presidenti amerikan, gjithashtu u obligua që të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën derisa nuk fiton në luftën e saj kundër Rusisë. Nga fillimi i luftës para më shumë se dy viteve, Bajdeni theksoi se "aleatët dhe partnerët tanë të NATO-s, së bashku 50 plus kombe, kanë ndaluar kundër Rusisë".

Ai paralajmëroi se nuk guxon të ulet mbështetja për Ukrainën, duke e përmendur sfidën me të ardhmen e mbështetjes së SHBA-së, sidomos nëse ish-presidenti Donald Tramp e merr sërish funksionin dhe i zvogëlon mjetet për Ukrainën.

Bajden shprehu shqetësim edhe për vrasjen e njerëzve të pafajshëm nga dy palët në konflikt mes Izraelit dhe Gazës. Ai theksoi se qindra civilë janë vrarë gjatë sulmit të Hamasit mbi Izraelin dhe se mijëra të pafajshëm janë vrarë edhe në Gaza, duke përfshirë edhe punonjës humanitar.

Në pjesën përfundimtare të fjalimit të tij të fundit para Asamblesë së përgjithshme, Bajdeni u përqendrua edhe në vendimin e tij për të hequr dorë nga fushata për rizgjedhje paraprakisht këtë verë. "Të jesh president ishte nderi më i madh në jetën time", tha Bajden. Ka ende shumë gjëra që dua t'i përfundoj", theksoi Bajden. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR