Bagei: Irani nuk ka kërkuar vazhdimin e bisedimeve me ShBA-në
- Irani nuk ka kërkuar vazhdimin e bisedimeve me ShBA-në, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme iraniane, Esmail Bagei, i cituar nga mediat britanike.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:53, 27 korrik, 2026
Teheran, 27 korrik 2026 (MIA) - Irani nuk ka kërkuar vazhdimin e bisedimeve me ShBA-në, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme iraniane, Esmail Bagei, i cituar nga mediat britanike.
Sipas tij, Teherani nuk ka kërkuar vazhdimin e bisedimeve me Uashingtonin për t'i dhënë fund luftës, duke shtuar se situata në Ngushticën e Hormuzit mbetet e pandryshuar.
Bagai, gjithashtu, theksoi se nuk është në frymën e politikës iraniane që Teherani të inicojë bisedime të mëtejshme me ShBA-në.
Ai saktësoi se ndërmjetësuesit vazhdojnë të përcjellin mesazhe midis Teheranit dhe Uashingtonit, por se për momentin nuk ka negociata të drejtpërdrejta midis dy vendeve.
Foto: Arkivi i MIA-s