Bagei: Irani ende e shqyrton përgjigjen e SHBA-së ndaj propozimit të tij për hapjen e Ngushticës së Hormuzit
- Irani është ende duke e shqyrtuar përgjigjen e SHBA-së ndaj propozimit të tij për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe Uashingtonit do t'i përgjigjet përmes ndërmjetësve kur ky proces të përfundojë, tha sot zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Esmail Bagei.
- Post By Melahat Baftija
- 15:17, 12 tetor, 2026
Teheran, 12 tetor 2026 (MIA) - Irani është ende duke e shqyrtuar përgjigjen e SHBA-së ndaj propozimit të tij për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe Uashingtonit do t'i përgjigjet përmes ndërmjetësve kur ky proces të përfundojë, tha sot zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Esmail Bagei.
Ai tha në një konferencë për shtyp se Irani vazhdon të shkëmbejë mesazhe me SHBA-në përmes ndërmjetësve.
Irani i ka propozuar shtatë kushte Uashingtonit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe tha se trafiku detar në Hormuz do të normalizohet brenda shtatë ditësh nëse Uashingtoni përmbush kërkesat e tij.
Kërkesat kryesore të Teheranit janë ndërprerja e luftës, pra ndërprerja e armiqësive në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, ofrimi i garancive të besueshme se sulmet nuk do të përsëriten, heqja e bllokadës detare amerikane të porteve iraniane, lirimi i aseteve të ngrira iraniane jashtë vendit, lehtësimi ose heqja e sanksioneve, duke përfshirë kufizimet në shitjen e naftës iraniane, zvogëlimi i presionit ushtarak amerikan mbi Iranin, si dhe zgjidhja e çështjes së dëmshpërblimeve të luftës dhe çështjeve të tjera të diskutueshme brenda kornizës së një marrëveshjeje më të gjerë. mb/
Foto: MIA