Bagdad: Izraeli e shkeli hapësirën ajrore të Irakut gjatë sulmeve ndaj Iranit
- Iraku ka paraqitur ankesë zyrtare në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për shkeljen e hapësirës ajrore irakiane gjatë sulmit të madh izraelit ndaj Iranit, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në Bagdad.

Bagdad, 13 qershor 2025 (MIA) - Iraku ka paraqitur ankesë zyrtare në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për shkeljen e hapësirës ajrore irakiane gjatë sulmit të madh izraelit ndaj Iranit, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në Bagdad.
"Ky lloj i praktikës përbën një shkelje të rëndë të sovranitetit të Irakut", theksohet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Irakut.
Iraku i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të KB-së të marrë përgjegjësi dhe të veprojë për të parandaluar përsëritjen e shkeljeve të tilla.
Gjatë ditës do të mbahet seancë e KS-së të KB-së kushtuar situatës në Iran pas sulmeve izraelite.
Foto: Arkivi i MIA-s