• e enjte, 15 tetor 2026

Azizi: SHBA-ja duhet ta njoh regjimin e ri iranian në Ngushticën e Hormuzit

Azizi: SHBA-ja duhet ta njoh regjimin e ri iranian në Ngushticën e Hormuzit

Teheran, 8 korrik 2026 (MIA) - SHBA-ja duhet ta njoh "regjimin e ri iranian në Ngushticën e Hormuzit" pasi Korpusi i gardës revolucionare iraniane (IRGC) publikoi sulme ndaj 85 objekteve amerikane në rajon, deklaroi sot kryetari i Këshillit të sigurisë kombëtare të parlamentit iranian, Ebrahim Azizi. 

"Nuk ka rrugë tjetër. Njihni regjimin e ri iranian në Ngushticën e Hormuzit", shkroi ai në profilin e tij në rrjetin Iks.

IRGC-ja më parë kumtoi se kishte kryer një operacion me raketa dhe dronë e cila goditi 85 objekte ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt, si pjesë e asaj që e quajti një përgjigje ndaj sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objektivave në Iranin jugor. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR