• e shtunë, 15 nëntor 2025

Autoritetet ruse raportojnë për sulm me dron në qytetin siberian Tjumen

Autoritetet ruse raportojnë për sulm me dron në qytetin siberian Tjumen

Moskë, 7 tetor 2025 (MIA) - Dronë sulmuan industrinë lokale në qytetin siberian Tjumen, kumtuan autoritetet lokale. Ky është incidenti i parë i këtij lloji në qytet, i cili është larg më shumë se 1.800 kilometra nga Ukraina. 

Autoritetet rajonale ruse publikuan në Telegram se kishin zbuluar dhe neutralizuar tre dronë drejt një fabrike në pjesën lindore të Tjumenit. Autoritetet nuk saktësuan origjinën e dronëve, ndërsa Ukraina ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili kishte në shënjestër një rafineri të madhe për naftë. 

Autoritetet raportojnë se ekipet e shpëtimit të dërguara në vendngjarje parandaluan shpërthim. Sipas mediave lokale, duke cituar dëshmitarë, dronët dëmtuan sistemin për ftohjen e rafinerisë. 

Si përgjigje të bombardimeve masive ruse në muajt e fundit, Ukraina ka kryer sulme të shumta ndaj rafinerive të naftës në Rusi, duke çuar në një rritje të çmimeve të derivateve. Armata ukrainase, gjithashtu, kreu sulme ndaj bazave ajrore ruse në Siberi dhe Arktik në qershor. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR