Autoritetet lokale: Të paktën 16 persona të plagosur, përfshirë një foshnjë pesëmuajshe, pas një sulmi me raketa në mëngjes në Odesa
- Të paktën gjashtëmbëdhjetë persona u plagosën, përfshirë një foshnjë pesëmuajshe, pas sulmit me raketa në mëngjes në Odesa, njoftoi në Telegram kreu i Administratës ushtarake rajonale të Odesa-s, Oleksij Kiper.
- Post By Sara Ademi
- 10:30, 12 shtator, 2026
Odesa, 12 shtator 2026 (MIA) - Të paktën gjashtëmbëdhjetë persona u plagosën, përfshirë një foshnjë pesëmuajshe, pas sulmit me raketa në mëngjes në Odesa, njoftoi në Telegram kreu i Administratës ushtarake rajonale të Odesa-s, Oleksij Kiper.
Gjashtë nga të plagosurit janë shtruar në spital, përfshirë edhe foshnjën, raportoi Kiper.
"Si rezultat i sulmit, katet e sipërme të një ndërtese banimi shumëkatëshe u shkatërruan plotësisht. Vala e shpërthimit dëmtoi gjithashtu ndërtesat fqinje të banimit dhe një tubacion gazi me presion të ulët", thuhet në kumtesën e guvernatorit.
Tre ndërtesa të tjera banimi u dëmtuan, njëra prej të cilave u shkatërrua plotësisht, si dhe një tubacion gazi, raportoi Kiper, duke treguar se deri më tani nuk është marrë asnjë informacion në lidhje me lëndime të tjera.
Të gjitha shërbimet përkatëse po punojnë për të eliminuar pasojat e sulmit me raketa në Odesa. sa/
Foto: Shërbimi për situata emergjente të Ukrainës