• e mërkurë, 28 gusht 2024

Autobusët e NQP sot do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës

Autobusët e NQP sot do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës

Shkup, 28 gusht 2024 (MIA) - NQP Shkup njofton se me rastin e festës fetare Shën Mëria, sot autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës.

Përjashtim do të bëjnë linjat: 11, 11a, 18a, 32, 47a, 51, 55, 55v, 56, 56a, 70, 74, 81, 118, 160, 164 dhe 180, të cilat do të funksionojnë sipas orarit të së shtunës.

Në datën 28 ​​gusht, do të punojnë me kujdestari biletaritë dhe qendrat e personalizimit në: Qendrën transportuese, Gjorçe Petrov dhe Tregu i gjelbër.

"Teleferiku do të funksionojë si zakonisht, me orar pune nga ora 10-20, me udhëtimin e fundit nga poshtë lart nga ora 19-19:30 dhe udhëtimin e fundit nga lart poshtë në orën 19:45", njofton NQP Shkup. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR