• e mërkurë, 28 gusht 2024

Australia u jep të drejtë punonjësve që t'i injorojnë mesazhet nga shefat pas orarit të punës

Australia u jep të drejtë punonjësve që t'i injorojnë mesazhet nga shefat pas orarit të punës

Sidnei, 26 gusht 2024 (MIA) - Në Australi është miratuar një ligj sipas të cilit të punësuarit kanë të drejtë t'i injorojnë shefat nëse ju shkruajnë pas orarit të punës, shkruajnë mediat britanike.

Punëdhënëlsit ende kanë të drejtë të kontaktojnë me të punësuarit e tyre, por tani ata kanë të drejtë ta refuzojnë thirrjen ose të mos përgjigjen, nëse vendimi i këtillë nuk interpretohet si "i pakuptimtë".

Dispozuta e re ligjore do të thotë se punonjësit mund të refuzojë të lexojë ose t'i përgjigjet mesazheve nga punëdhënësi ose një person i tretë, për shembull, klient i firmës, ndërsa të gjitha mospajtimet për urgjencën e njoftimit do t'i zgjidh Komisioni qeveritar për punë të ndershme.

Ligje të ngjashme tashmë janë në fuqi në Francë, Gjermani dhe në vende tjera të Bashkimit Evropian dhe Amerikën Latine. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR