• e shtunë, 28 shtator 2024

Asnjë partner nuk është më afër se Japonia, porositi Stoltenberg

Asnjë partner nuk është më afër se Japonia, porositi Stoltenberg

Vilnus, 12 korrik 2023 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot mirëpriti kryeministrin japonez Fumio Kishida në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Vilnus, duke theksuar se asnjë partner nuk është më afër se Japonia.

Stoltenberg e përshëndeti programin e ri të partneritetit midis Japonisë dhe NATO-s, i cili do të forcojë bashkëpunimin e mëtejshëm në fusha të tilla si kontrolli i armëve, teknologjitë e reja, hapësira, zinxhirët e furnizimit, rezistenca dhe inovacioni.

Duke theksuar se siguria nuk është rajonale, por globale, Stoltenberg falënderoi kryeministrin japonez për mbështetjen e fortë për Ukrainën.

Ai shprehu gjithashtu shqetësim për aktivitetet ushtarake të Kinës, duke përfshirë modernizimin dhe zgjerimin e forcave të saj bërthamore, ndërsa e dënoi edhe testimin e fundit raketor të Koresë së Veriut, i cili shkel normat ndërkombëtare dhe rezolutat e shumta të Kombeve të Bashkuara.

 

 

NATO planifikon të hapë zyrë ndërlidhëse në Japoni, e cila do të jetë e para e këtij lloji në Azi. Aleatët janë në negociata me autoritetet japoneze, ndërsa ambasadori japonez i Maqedonis së Veriut, Kazuja Otsuka në intervistën eksluzive për MIA-n   theksi se hapja e zyrës ndërlidhëse të NATO-s në Japoni, nëse merret një vendim i tillë, është një përpjekje konkrete dhe simbolike që mishëron qëndrimin e aleancës për të forcuar angazhimin e saj në Indo-Paqësorin.

Ai theksoi se Japonia dhe NATO po diskutojnë aktualisht për një Program të ri për një partneritet të përshtatur individualisht, i cili do të përfshijë objektiva dhe nisma specifike. Ocuka shtoi se arritja e kësaj do të kërkojë bashkëpunim të mëtejshëm praktik midis Japonisë dhe NATO-s.

"Ne besojmë se hapja e një zyre të tillë do të jetë e dobishme jo vetëm për rajonin Indo-Paqësor, përfshirë Japoninë, por edhe për NATO-n. Për të realizuar këtë çështje dëshirojmë të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s", theksoi Ocuka.

Ai kujtoi se "koncepti i ri strategjik" i NATO-s i miratuar në qershor të vitit të kaluar, për herë të parë e pozicionoi Kinën si një "sfidë sistemike" dhe prezantoi qartë kërcënimin e bashkëpunimit kino-rus.

"Po ashtu, qartë theksohet se Indo-Paqësori mund të ndikojë drejtpërdrejt në sigurinë e zonës euroatlantike", theksoi ambasadori japonez në intervistën për MIA-n. ls/

Foto: MIA/NATO

 

QËNDRONI TË LIDHUR