ASh: Skandal në fshatin Tearcë, VLEN injoron gjuhën shqipe!
- Në Tearcë, ku mbi 90% e popullsisë janë shqiptarë, administrata lokale përdor gjuhën maqedonase dhe turke, ndërsa shqipen e anashkalon plotësisht, theksohet në komunikatën e ASh-së, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:08, 19 korrik, 2026
19 korrik 2026
Në Tearcë, ku mbi 90% e popullsisë janë shqiptarë, administrata lokale përdor gjuhën maqedonase dhe turke, ndërsa shqipen e anashkalon plotësisht, theksohet në komunikatën e ASh-së, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.
Ky është një veprim i papranueshëm dhe fyes ndaj qytetarëve shqiptarë. Gjuha shqipe nuk është gjuhë e dorës së dytë në Tearcë, por gjuha e shumicës dhe përdorimi i saj garantohet me ligj.
Ndërkohë, VLEN-i hesht. Ata që premtuan mbrojtjen dhe avancimin e shqipes sot nuk reagojnë as kur ajo injorohet në një komunë me shumicë dërrmuese shqiptare. A kanë frikë të kundërshtojnë shefat e tyre maqedonas?
Qytetarët e Tearcës nuk votuan që gjuha e tyre të përjashtohet nga institucionet. Ata meritojnë respekt, përgjegjësi dhe veprime konkrete.
VLEN-i duhet të japë llogari. Koha e sloganeve dhe premtimeve boshe ka përfunduar.
Fotografia: Arkivi i MIA-s