• e mërkurë, 14 maj 2025

Arteta para ndeshjes me PSZH-në: Dëshirojmë më shumë se gjysëmfinale

Arteta para ndeshjes me PSZH-në: Dëshirojmë më shumë se gjysëmfinale

Londër, 29 prill 2025 (MIA) - Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, para ndeshjes gjysëmfinale nga Liga e kampionëve kundër PSZH-së tha se ekipi i tij dëshiron më shumë.

"U bëmë një nga katër ekipet më të mira në Evropë, edhe krahas të gjitha rrethanave në këtë sezon dhe mënyrës, me të cilën tejkaluam shumë probleme dhe vështirësi. Deri tani është rrëfimi i shkëlqyer, por dëshirojmë më shumë. Ky është momenti kur duhet të themi: ja kush jemi ne si ekip. Tani bëhet fjalë për atë se ku janë kufijtë tanë dhe sa larg dëshirojmë të shkojmë", deklaroi Arteta.

Ndeshja e parë nga gjysëmfinalja e Ligës së kampionëve mes Arsenalit dhe PSZh-së do të luhet sonte nga ora 21 në stadiumin "Emirates" në Londër.

Në përballjen tjetër gysëmfinale nesër do të luajnë Barcelona dhe Interi. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR