• e enjte, 15 tetor 2026

Arsenali ia shiti Martinelin ekipit Al Hilal për shumë rekorde prej 70 milionë eurove

Arsenali ia shiti Martinelin ekipit Al Hilal për shumë rekorde prej 70 milionë eurove

Londër, 3 shtator 2026 (MIA) - Ekipi i ligës së parë saudite, El Hilal kumtoi sot se ka nënshkruar kontratë me sulmuesin anësor të Arsenalit, Gabriel Martineli. Kontrata është me vlerë të përgjithshme prej 70 milionë eurove, që është shuma më e lartë të cilën Arsenali e ka arkëtuar nga transferi i një lojtari të vet në ekip tjetër.

Deri më tani, në krye të ranglistës ishte Aleks Okslejd-Çemberlen i cili u zhvendos në Liverpull në vitin 2017 për rreth 40 milionë euro.

martineli nënshkroi kontratë katërvjeçare me Al-Hilalin, ndërkaq do ta mbajë fanellën me numrin 7. Reprezentuesi brazilian për shtatë vite e mbajti fanellën e Arsenalit, i cili e solli nga klubi amë Ituano për rreth shtatë milionë euro.

Këtë verë, Al-Hilal nënshkroi edhe me dy sulmues të tjerë nga ekipe angleze - Kresensio Somervill nga Uest Hem dhe Oli Uotkins nga Aston Villa. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR