• e mërkurë, 28 gusht 2024

Arrestohet një shtetase e RMV-së në Kosovë për shkak të mashtrimit

Arrestohet një shtetase e RMV-së në Kosovë për shkak të mashtrimit

Prishtinë, 26 gusht 2024 (MIA) - Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën e ka arrestuar një shtetase të Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin për mashtrim, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në raportin e sotëm 24-orësh të policisë thuhet se e dyshuara më 12 korrik në qytetin e Podujevës ka mashtruar një person për një pagesë të caktuar.

“Me datë 25.08.2024 është arrestuar një e dyshuar femër, shtetase e Maqedonisë së Veriut, e cila ka mashtruar viktimën mashkull, kosovar, në lidhje me pagesën”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuares i është caktuar masa e ndalimit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR