Arrestohet një shtetas hungarez në vendkalimin kufitar Tabanoc, gjendet drogë në automjetin që ka drejtuar
- Në vendkalimin kufitar Tabanoc, dje në mëngjes nëpunësit policorë e privuan nga liria C.Z. (47) nga Hungaria. Gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimit të automjetit me targa kombëtare hungareze, që ka drejtuar, sipër xhamit të përparmë në tapiceri është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
- Post By Sara Ademi
- 13:36, 21 maj, 2025

Shkup, 21 maj 2025 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Tabanoc, dje në mëngjes nëpunësit policorë e privuan nga liria C.Z. (47) nga Hungaria. Gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimit të automjetit me targa kombëtare hungareze, që ka drejtuar, sipër xhamit të përparmë në tapiceri është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Siç informojnë nga MPB, këqyrjen e kreu ekipi i SPB Kumanovë, ndërsa droga është sekuestruar për veprime të mëtutjeshme.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, në konsultim me prokurorin publik, kundër personit do të ngrihet kallëzim përkatës. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s