Arrestohen gjashtë lypsarë në bulevardin "Goce Dellçev" në Shkup
- - Pas masave të ndërmarra për ndalimin e lypjes në rajonin e Qendrës dhe Bit Pazarit, nëpunës të policisë nga SPB Shkup - Stacioni policor Qendër kanë arrestuar gjashtë persona nga Shkupi, të cilët ishin kapur duke lypur në bulevardin "Goce Dellçev".
- Post By Fitore Curri
- 17:20, 18 qershor, 2024
Shkup, 18 qershor 2024 (MIA) - Pas masave të ndërmarra për ndalimin e lypjes në rajonin e Qendrës dhe Bit Pazarit, nëpunës të policisë nga SPB Shkup - Stacioni policor Qendër kanë arrestuar gjashtë persona nga Shkupi, të cilët ishin kapur duke lypur në bulevardin "Goce Dellçev".
"Sot në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 12, pas masave të ndërmarra për ndalimin e lypsarëve në zonën e Qendrës dhe Bit Pazarit, nëpunës të policisë nga SPB Shkup - Stacioni i policisë Qendër i kanë arrestuar D.J. (24), R.J. (22), F.J. (39), B.B. (35), A.A. (31) dhe Z.D. (31), të gjithë nga Shkupi, të cilët ishin gjetur duke lypur në bulevardin Goce Dellçev", informojnë nga MPB.
Pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngritet parashtresë adekuate. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s