Armata izraelite arreston disa anëtarë të Hamasit në Siri
- Armata izraelite bëri të ditur se në një operacion në pjesën jugore të Sirisë ka arrestuar disa anëtarë të Hamasit të cilët po përgatitnin sulme ndaj Izraelit.

Tel Aviv, 12 qershor 2025 (MIA) - Armata izraelite bëri të ditur se në një operacion në pjesën jugore të Sirisë ka arrestuar disa anëtarë të Hamasit të cilët po përgatitnin sulme ndaj Izraelit.
Autoritetet siriane ende nuk kanë konfirmuar një ndërhyrje izraelite në territorin sirian.
Që nga rënia e regjimit të Bashar al-Asadit në dhjetor të vitit 2024, Izraeli ka kryer qindra sulme në territorin sirian dhe ka vendosur forca në zonën e demilitarizuar të Lartësitë e Golanit midis dy vendeve.
Foto: EPA