• e hënë, 16 nëntor 2026

Argjentina e fitoi Benin në ndeshjen lamtumirëse të Mesit

Argjentina e fitoi Benin në ndeshjen lamtumirëse të Mesit

Buneso Ajres, 7 tetor 2026 (MIA) - Kombëtarja e Argjentinës mbrëmë e ka fituar beni në ndeshjen miqësore me 3:0. Ndeshka u luajt në "Estadio Monumental" në Buenos Ajres dhe ka tërhequr 85.000 spektatorë.

Mbrojtësi argjentinas Nikolas Otamendi e hapi rezultatin në minutën e 48-të pas një goditjeje nga këndi nga sulmuesi Lionel Mesi. Mesfushori Nikolas Paz shënoi në minutën e 61-të, gjithashtu i asistuar nga Mesi. Dhjetë minuta më vonë, vetë Mesi shënoi, duke realizuar një penallti.

Mesi kishte gjithsej nëntë goditje drejt golit (pesë në traversa). Ai mori vlerësimin më të lartë nga cilido qoftë lojtarë në ndeshjen e "Flashscore" (8,9).

Kjo ndeshje ishte e fundit e Mesit për ekipin kombëtar. Futbollisti tridhjetë e nëntëvjeçar paraprakisht e publikoi tërheqjen e tij nga kombëtarja e Argjentinës. Me ekipin kombëtar, sulmuesi ka fituar Kampionatin botëror në vitit 2022 dhe medalje argjendi në garën në vitin 2026.

Mesi ka 208 paraqitje për ekipin kombëtar, 126 gola dhe 69 asiste. Debutoi për ekipin në gusht të vitit 2005. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR