Aragçi: Për momentin nuk ka mundësi për vazhdimin e bisedimeve me SHBA-në
- Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi, deklaroi sot se ndërmjetësit ende "po përpiqen të gjejnë mënyra për të rinisur negociatat" me SHBA-në, por se aktualisht nuk ka mundësi për vazhdimin e tyre.
- Post By Melahat Baftija
- 14:41, 9 gusht, 2026
Teheran, 9 gusht 2026 (MIA) - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi, deklaroi sot se ndërmjetësit ende "po përpiqen të gjejnë mënyra për të rinisur negociatat" me SHBA-në, por se aktualisht nuk ka mundësi për vazhdimin e tyre.
"Derisa nuk ndalen shkeljet e memorandumit të mirëkuptimit nga ana e SHBA-së dhe derisa SHBA-ja nuk e kompensojnë atë që e kanë shkelur, sipas mendimit tonë, nuk ka mundësi për të vazhduar negociatat", tha Aragçi në një aktivitet në Qendrën iraniane për Studime Politike dhe Ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme, transmeton agjencia iraniane e lajmeve.
Ai shtoi se Irani po negocion me Omanin dhe se këto negociata "kanë të bëjnë me përcaktimin e një rruge të re detare në Ngushticën e Hormuzit". mb/
Foto: EPA