Aragçi beson se SHBA-ja po kryen krime lufte
- Shefi i diplomacisë iraniane, Abas Aragçi, ka akuzuar SHBA-në për krime lufte, duke thënë se sulmet ndaj "infrastrukturës jetësore" dhe kërcënimet për të sulmuar urat dhe termocentralet tregojnë "qëllimin kriminal të qeverisë amerikane për të kryer krime të tmerrshme", publikoi sot "Al Xhezira".
- Post By Ramize Qamili
- 00:05, 17 korrik, 2026
Teheran, 16 korrik 2026 (MIA) - Shefi i diplomacisë iraniane, Abas Aragçi, ka akuzuar SHBA-në për krime lufte, duke thënë se sulmet ndaj "infrastrukturës jetësore" dhe kërcënimet për të sulmuar urat dhe termocentralet tregojnë "qëllimin kriminal të qeverisë amerikane për të kryer krime të tmerrshme", publikoi sot "Al Xhezira".
Aragçi tha se sulmet e SHBA-së përfaqësojnë "pa dyshim një shkelje flagrante të Kartës së OKB-së dhe parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare".
Ministri iranian vlerësoi se këto janë "krime të rënda ndërkombëtare" sipas parimeve themelore të së drejtës penale ndërkombëtare, duke shtuar se "të gjitha qeveritë janë të detyruara të ndjekin penalisht dhe të ndëshkojnë ata që kryejnë krime të tilla".
Aragçi akuzoi gjithashtu përfaqësuesit amerikanë për "retorikë absurde dhe kërcënime djallëzore", duke pretenduar se armiqësia drejtohet ndaj popullit iranian "sepse populli këmbëngul në pavarësinë, të drejtat legjitime dhe dinjitetin njerëzor".rq/
Foto: arkivi i MIA-s