• e hënë, 17 nëntor 2025

Anulohet gjykimi për babanë e Vasil Jovanovit shkaku i mungesës së prokurorit

Anulohet gjykimi për babanë e Vasil Jovanovit shkaku i mungesës së prokurorit

Shkup, 13 tetor 2025 (MIA) - Gjykimi kundër Zoran Jovanovit i akuzuar për "rrezikim të sigurisë në komunikacion me veprime ose mjete të rrezikshme", sot u anulua në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për shkak të mungesës së prokurorit Aleksandar Markovski. Sipas informacioneve, Markovski paralajmëroi se do të marrë pjesë në Konventën e Varshavës, prandaj nuk mori pjesë në seancë. 

Jovanovi ndiqet për "rrezikim të sigurisë në komunikacion me veprime ose mjete të rrezikshme" pasi Prokuroria, bazuar në prova të marra rishtazi e ndryshoi aktakuzën e cila fillimisht ishte "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm". 

Propozim akuza kundër Zoran Jovanovit, vijon pasi djali i tij, Vasill Jovanov, në janar të këtij viti, për derisa drejtonte automjetin pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit, goditi këmbësoren Frosina Kulakova e cila vdiq në vendin e ngjarjes. 

Avokati Sashko Dukovski e vlerësoi aktakuzën si të pabazë ligjërisht dhe paralajmëroi kërkesë për një sqarim të detajuar për secilën provë të paraqitur, duke e quajtur rastin "precedent juridik i pavërejtur në historinë juridike të Maqedonisë". rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR