Anulohen bisedimet midis ShBA-së dhe Iranit në Zvicër
- Nuk do të mbahen negociatat midis ShBA-së dhe Iranit që u planifikuan për sot në pushimoren malore zvicerane, njoftoi Ministria zvicerane e Punëve të Jashtme.
Bernë, 19 qershor 2026 (MIA) - Nuk do të mbahen negociatat midis ShBA-së dhe Iranit që u planifikuan për sot në pushimoren malore zvicerane, njoftoi Ministria zvicerane e Punëve të Jashtme.
Njoftimi erdhi pasi një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se nëndëspresidenti amerikan Xhej Di Uens e ka shtyrë takimin me përfaqësuesit e ekipit negociator iranian.
Në takimi duhej të bisedohet për zbatimin e memorandumit që Uashingtoni dhe Teherani së fundmi e dakorduan me qëllim përfundimin e konfliktit ushtarak midis dy vendeve.
Tani për tani nuk janë kumtuar arsyet e shtyrjes së bisedimeve, as nuk është njoftuar një datë e re për mbajtjen e tyre.
Fotografia: Arkivi i MIA-s