• e premte, 30 gusht 2024

Anketë e "Uollstrit xhurnal": Harris ka avantazh një për qind para Trampit

Anketë e

Uashington, 30 gushtr 2024 (MIA) - Kandidatja presidenciale demokratike, Kamala Harris ka një për qind avantazh para rivalit republikan Donad Tramp para zgjedhjeve në nëntor, tregon anketa më e re e gazetës "Uollstrit xhurnal"

Sipas sondazhit, Harris ka mbështetje prej 48 për qind të votuesve, ndërsa Trampin e mbështesin 47 për qind.

Fushata e Kamala harris dje ka publikuar se deri më tani ka grumbulluar 540 milionë dollarë në garën zgjedhore kundër rivalit republikan Tramp.

Fushata njoftoi se ka rritje të donacioneve gjatë Konventës demokratike nacionale të Javës së kaluar në Çikago, ku Harris dhe kandidati i saj, guvernatori i Minesotës, Tim Volc, i pranuan nominimet, shkruajnë mediat franceze.

Fushata e Trampit paraprakisht këtë muaj publikoi se në korrik ka mbledhur 138,7 miliojnë dollarë, ndërsa në fillim të gushtit kanë pasur 237 milionë dollarë para kesh. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR