• e mërkurë, 09 korrik 2025

Anketë e "Pju": Perceptimi global për SHBA-në dukshëm u përkeqësua pasi Donald Trampi u kthye në Shtëpinë e Bardhë

Anketë e

Nju -Jork, 12 qershor 2025 (MIA) – Perceptimi global për SHBA-në dukshëm u përkeqësua pasi Donald Trampi u kthye në funksionin e presidentit, sipas një hulumtimi të ri ndërkombëtar të qendrës hulumtuese Pju. 

Në hulumtimin e zbatuar nga fundi i shkurtit deri në fillim të prillit, të anketuarit ishin pyetur në 24 vende, duke përfshirë dhjetë vende evropiane. Në shumicën e tyre, kishte rënie të mendimit për SHBA-në në krahasim me pranverën e vitit 2024. 

Sipas rezultateve, publiku në mbarë botën tregon besim të vogël për Trampin si lider botëror dhe shfaq dyshime në aftësinë e tij që të përballet me sfidat globale kyçe, duke përfshirë luftërat në Ukrainë dhe Gazë, ndryshimet klimatike dhe politikën emigruese amerikane. 

Kur Trampi për herë të parë ishte zgjedhur në vitin 2016, fama e SHBA-së ra gjithashtu. Megjithatë, gjatë mandatit të Xho Bajdenit, imazhi amerikan pjerësisht u përmirësua, sipas analizës shumëvjeçare të qendrës hulumtuese Pju, institut amerikan i pavarur jopartiak. 

Në hulumtimin më të ri, shumica e të anketuarve nga të gjitha rajonet e analizuara e përshkruajnë Trampin si “të rrezikshëm” dhe “arrogant”, ndërsa pak persona besojnë se është i sinqertë. Megjithatë, shumë persona ende e konsiderojnë si “lider të fuqishëm”, që tregon për njohjen e tij, por nuk është i domosdoshëm pranimi i tij. 

Në kuadër të rezultateve evropiane, Hungaria ndahet si vendi i vetëm ku shumica e qytetarëve shprehin besim në Trampin. Në vendet e tjera evropiane mbizotëron qëndrim skeptik ose negativ. 

Paralelisht me Trampin, Pju e hetoi edhe besimin global në liderët e tjerë botërorë. Presidenti francez Emanuel Makron arriti rezultat më të mirë – besimi mesatar është 46 për qind, përderisa Trampi ka 34 për qind, lideri kinez Si Xhinping 25 për qind, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin vetëm 16 për qind. fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR