• e shtunë, 31 gusht 2024

Andonovski: Ndërtojmë sajber infrastrukturë gjithpërfshirëse dhe strategji të re nacionale të harmonizuar me direktivat e BE-së

Andonovski: Ndërtojmë sajber infrastrukturë gjithpërfshirëse dhe strategji të re nacionale të harmonizuar me direktivat e BE-së

Shkup, 30 mguisht 2024 (MIA) - Periudhën e kaluar ishim dëhmitarë të sajber sulmeve të shpeshtura ndaj infreastrulturës kritike, si në vendin tonë ashtu edhe në rajon. Infrastrulktura jonë kritike - sistemi energjerik, furnizimi me ujë, transporti, shëndetësia - janë bazë për funksionimin e shtetit tonë dhe mbrojtja e tyre është prioriteti ynë i lartë

Këtë e theksoi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski në hapjen e seminarit dyditor në kudër të projektiot "Sajber siguria rajonale në Ballkanin Perëndimor - intervenimet për Republikën e Maqeedonisë", në të cilën paralajmëroi pëlane për përforcim të sajber sigurisë në vend.  

Në fjalën e tij, Andonovski theksoi se Ministria e Transformimit Digjital së fundi ka filluar me hartimin e Strategjisë së re kombëtare për sigurinë kibernetike për periudhën 2024-2028, si dhe është formuar një grup punues i përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme, i cili tashmë ka filluar intensivisht punën për këtë strategji. Kjo strategji, shtoi ai, do të jetë në përputhje me direktivat më të fundit të Bashkimit Evropian, përfshirë direktivën NIS 2.

"Sfidat para nesh janë të shumta. Ka një kompleksitet dhe ndërvarësi shumë të lartë të sistemeve të infrastrukturës kritike, ka teknologji të vjetruara që përdoren shpesh në infrastrukturën kritike të cilave u mungojnë veçoritë dhe përditësimet adekuate të sigurisë, kemi mungesë të profesionistëve të kualifikuar të sigurisë kibernetike dhe mungesë ndërgjegjësimi dhe trajnimi midis punonjësve të tjerë dhe përdoruesve të kësaj infrastrukture, por edhe të gjithë administratës publike. Zbrazëtirat dhe mospërputhjet ligjore dhe rregullatore pengojnë koordinimin dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet palëve të ndryshme të interesit. Dy strategjitë që synojnë këtë fushë janë të vjetruara dhe të pavlefshme", tha ministri Andonovski.

Ai e theksoi Raportin e ESHR, në të cilin përmendet se institucionet dhe organet nuk sigurojnë mbrojtje efikase dhe të plotë të sistemeve kritike informuese as nuk është sjuelëlësjelë rregullore nhga fusha e sigurisë së sistemeve informative, nuk është kryer harmonizim i legjislacionit me direktivat evropiane dhe është vërejtur mosfunksionim i Këshillit nacionalë për sakber siguiri.

Në pjesën zyrtare të seminarit u drejtua edhe zëvendësambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vend, Daniel Filer, i cili foli për rëndësinë e sajber sigurisë dhe për përvojën britanike në këtë fushë.

Në seminar do të prezantohet propozim-versioni i minimum sajber standardeve tlë sigurisl, të cilët duhet të jenë të domosdoshme për institucionet qeveritare, me qëllim fillimin e testimit të tyre në periudhën shtator - dhjetor të këtij viti dhe rekomandime për krijimin e politikave mnë fushën e sajber sigurisë.

Seminari është pjesë e projektit "Sahber siguri rajonale në Ballkanin Perëndimor - intervenime për Republikën e Maqedonisë", të financuar nga ana e Mbretërisë së Bashkuar, i cili ka për qëllim ngritjen e vetëdijes, ndërtimin e kapaciteteve dhe shkaktimin e ndryshimeve pozitive në zbatimin e sajber sigurisë në vend. Zbatimi i projektit ka filluar në gusht të vitit 2023, ndërsa duhet të përfundojë në mars të vitit 2025. mb/

Foto: MIA      

 

QËNDRONI TË LIDHUR