• e shtunë, 31 gusht 2024

Anëtarja e sapozgjedhur e Këshillit të prokurorëve publik, Marjana Ilievska dha betimin solemn para kryetarit të Kuvendit

Anëtarja e sapozgjedhur e Këshillit të prokurorëve publik, Marjana Ilievska dha betimin solemn para kryetarit të Kuvendit

Shkup, 30 gusht 2024 (MIA) - Anëtarja e sapozgjedhur e Këshillit të prokurorëve publik, Marjana Ilievska ka dhënë betimin solemn para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, sekretares së përgjithshme të Kuvendit, Marina Dimovska dhe kryetares së Këshillit të PP, Dushica Dimtrievska.

Marjana Ilievska me gjithsej 19 vota është zgjedhur anëtare e Këshillit të PP nga radhët e prokurorëve publik nga fusha e Prokurorisë së përgjithshme të lartë Manastir më 29 korrik të këtij viti. Ilievska vjen nga Prokuroria Themelore Publike Prilep. mb/

Foto: Kuvendi i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR