Alegri: Duhej të kishim qenë të duruar dhe të mos e linim Arsenalin të shënonte gol
- Trajneri i Napolit, Masimiliano Alegri, e komentoi humbjen 1:0 ndaj Arsenalit në xhiron e parë të Ligës së kampionëve.
- Post By Sara Ademi
- 11:18, 10 shtator, 2026
Neapol, 10 shtator 2026 (MIA) - Trajneri i Napolit, Masimiliano Alegri, e komentoi humbjen 1:0 ndaj Arsenalit në xhiron e parë të Ligës së kampionëve.
Goli i vetëm u shënua nga Martin Edegard në minutën e 75-të.
"Arsenali është një ekip i shkëlqyer. Napoli duhet të kishte qenë i duruar dhe të mos pësonte gol. Ne u përmirësuam me kalimin e ndeshjes. Mund ta kishim mbajtur portën të paprekur dhe të kishim shënuar një gol", tha Alegri.
Ekipi mysafir nga Londra ishin ekipi më i mirë, patën kontrollin e topit, madje 26 goditje ndaj golit kundërshtues për dallim nga ekipi vendor i cili u kërcënua vetëm pesë herë.
Në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve, ekipi anglez do të luajë kundër Lil, ndërsa Napoli do të përballet me Vilarealin. Të dy ndeshjet do të luhen më 13 tetor. sa/
Foto: EPA