• e hënë, 10 nëntor 2025

Aleatët e NATO-s kanë arritur disa marrëveshje për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen

Aleatët e NATO-s kanë arritur disa marrëveshje për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen

Hagë, 24 qershor 2025 (MIA) - Në margjinat e Samitit të NATO-s në Hagë sot në prani të zëvendës sekretares së përgjithshme të Aleancës, Radmilla Shekerinska, u nënshkruan disa marrëveshje për projekte të reja multinacionale për përforcimin e parandalimit dhe mbrojtjes së Paktit dhe për zgjerimin e atyre ekzistuese.

Siç kumtoi NATO-ja, Belgjika, Britania e Madhe, Gjermania, Greqia, Danimarka, Italia, Kanadaja, Norvegjia, Polonia, Turqia, Holanda dhe Suedia janë zotuar për të blerë, ruajtur, transportuar dhe menaxhuar së bashku rezervat e lëndëve të para kritike për mbrojtjen, duke përfshirë edhe përmes reciklimit të prodhimeve ekzistuese.

Ky projekt do të ndihmojë të lehtësohet qasja për furnizim me lëndë të para kritike për mbrojtjen, siç janë litiumi, titaniumi dhe materiale tjera të rralla, të cilat nevojiten në industrinë e mbrojtjes për t'i ofruar kapacitetet e nevojshme për t'i mbrojtur njerëzit.

Danimarka dhe Suedia i janë bashkuar Programit të flotës transportuese multinacionale (MFF), ndërsa Agjencia për mbështetje dhe furnizim të NATO-s (NSPA) nënshkroi marrëveshje me "Erbas" për furnizimin e aeroplanëve transportues A330, duke e rritur flotën e tanishme në 12 dronë. MFF u siguroi vendeve pjesëmarrëse mundësi për mbushje të karburantit në ajër, një transprot ajror strategjik dhe evakuim aeromjekësor.

Estonia, Finlanda, Italia, Letonia, Holanda dhe Suedia vendosën themele të reja në mbështetjen e integrimit të mëtejshëm të teknologjive të reja në operacionet ushtarake, duke paralajmëruar vendosjen e poligoneve të para për inovacione të NATO-s. Ato do të jenë një shtyllë kyçe e planit aksionar, i cili synon të përshpejtojë miratimin e inovacionit, të vendosë me shpejtësi teknologji të reja për të përmbushur objektivat e aftësive dhe të rrisë kapacitetin prodhues duke përfshirë furnizues jo-tradicionalë në bazën industriale të mbrojtjes. Kjo do t'u mundësojë aleatëve dhe NATO-s të testojnë, rafinojnë dhe validojnë produktet e reja teknologjike në mjedise operacionalisht realiste. sa/

Foto: NATO

QËNDRONI TË LIDHUR