• e mërkurë, 14 tetor 2026

Alarm i rremë për bombë në një aeroplan në aeroportin e Larnakës

Alarm i rremë për bombë në një aeroplan në aeroportin e Larnakës

Nikozia, 11 shtator 2026 (MIA) - Pas kontrolleve të kryera nga policia e Qipros në aeroplanin që nga Aeroporti Ndërkombëtar i Larnakës duhej të nisej për në Romë, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, pasi më herët ishte raportuar se në aeroplan ishte vendosur bombë, njoftuan mediat e Qipros, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas të njëjtave informacione, fluturimi pritet të realizohet rregullisht, ndërsa rasti nuk e pengoi trafikun në aeroport.

Mediat e Qipros raportuan se kërcënimi për bombë ishte dërguar përmes faksit në Aeroportin Ndërkombëtar të Larnakës, pas së cilës udhëtarët e fluturimit në fjalë u evakuuan, u aktivizuan të gjitha protokollet e parashikuara dhe të gjitha shërbimet kompetente ndërmorën masat e nevojshme, me forcat policore dhe zjarrfikëse, si dhe qen të trajnuar posaçërisht.

Është kontrolluar edhe bagazhi i udhëtarëve dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR