Aktivitete parandaluese të MPB-së për siguri në komunikacion dhe parandalimin e vjedhjeve
- Ministria e Punëve të Brendshme informon se sot në shumë komuna u zhvilluan aktivitete parandaluese për trafik të sigurt dhe parandalimin e vjedhjeve.
Shkup, 10 shtator 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme informon se sot në shumë komuna u zhvilluan aktivitete parandaluese për trafik të sigurt dhe parandalimin e vjedhjeve.
Në Veles, Negotins, Dellçevë dhe Sveti Nikollë, nëpunësit policorë të Seksionit për Parandalim dhe SP për SKRR pranë SPB Veles, NJPB Negotinë dhe SPB Shtip realizuan aktivitete parandaluese me motot "Mos përdor telefon celular gjatë drejtimit të automjetit2 dhe "Përdor rripin e sigurisë". Në kuadër të aktiviteteve, qytetarëve iu bë e ditur rreziku nga përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, si dhe detyrimi për përdorimin e rripave të sigurisë në automjete, i cili vlen si për drejtuesit, ashtu edhe për pasagjerët në automjete.
Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup, në zonën qendrore të Shkupit, realizoi një aktivitet parandalues të fokusuar në sigurinë e këmbësorëve. Me këtë rast, u theksua rëndësia e respektimit të rregullave dhe dispozitave të komunikacionit, me qëllim të rritjes së nivelit të kulturës në komunikacion dhe ruajtjes së sigurisë personale, si dhe sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Nëpunës policorë të NJPB Makedonski Brod, në shkollën fillore "Mustafa Kemal Ataturk" në fshatin Pllasnicë, Makedonski Brod, realizuan një aktivitet parandalues me nxënësit, me ç'rast i njohën ata me rregullat dhe dispozitat themelore të komunikacionit, përkatësisht se si të udhëtojnë në mënyrë të sigurt nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas.
Nëpunës policorë të SPB Veles, NJPB Kavadar dhe SP Berovë, sot në Veles, Kavadar dhe Berovë realizuan aktivitete parandaluese me moton "Mbroje shtëpinë tënde" dhe, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, i këshilluan qytetarët se si të mbrohen nga format e ndryshme të vjedhjeve, si t’i mbrojnë shtëpitë e tyre dhe të kenë kujdes për sendet e tyre personale. Në kuadër të aktiviteteve u shpërnda edhe material i shtypur edukativ. qa/
Foto: MPB