Aksios: Vitkof dhe Kushner mbërritën në Egjipt në negociatat për t'i dhënë fund luftës në Gaza
- Të dërguarit e presidentit amerikan, Stiv Vitkof dhe Xhared Kushner, në mëngjes mbërritën në vendpushimin egjiptian Sharm el Sheik, për t'u bashkuar në negociatat për marrëveshjen e lirimit të pengjeve të mbetura që i mban Hamasi dhe për t'i dhënë fund luftës në Gaza, raportoi Aksios.
- Post By Sara Ademi
- 09:42, 8 tetor, 2025
Sharm el Sheik, 8 tetor 2025 (MIA) - Të dërguarit e presidentit amerikan, Stiv Vitkof dhe Xhared Kushner, në mëngjes mbërritën në vendpushimin egjiptian Sharm el Sheik, për t'u bashkuar në negociatat për marrëveshjen e lirimit të pengjeve të mbetura që i mban Hamasi dhe për t'i dhënë fund luftës në Gaza, raportoi Aksios.
Ekipi i presidentit amerikan Donald Tramp insiston se Izraeli dhe Hamasi duhet të arrijnë marrëveshje në afat prej disa ditësh. Negociatat indirekte mes përfaqësuesve izraelit dhe palestinez filluan të hënën, dhe sipas burimeve amerikane dhe izraelite, kanë treguar "disa përparime", por progresi kyç pritet madje pas mbërritjes së Vitkof dhe Kushner.
Para udhëtimit në Egjipt, Trampi u takua me ekipin e tij për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ku është biseduar për rrjedhën e negociatave. Ditën e njejtë, ai e priti Edan Aleksander, shtetas amerikan-izraelit që paraprakisht ishte mbajtur peng nga Hamasi, si dhe familjen e Omer Neutra, i vrarë më 7 tetor të vitit 2023, trupi i të cilit ende është në Gaza.
Sipas burimeve, Trampi u ka thënë familjeve se 48 orët e ardhshme do të "ishin thelbësore" për arritjen e marrëveshjes. Ai ka thënë se "ekziston me të vërtetë një shans i mirë", që negociatat të përfundojnë me sukses.
Në bisedimet në Sharm el Sheik do të marrin pjesë edhe kryeministri i Katarit, Mohamed bin Abdul Rahman el Tani, si dhe shefat e shërbimit inteligjent të Egjiptit dhe Turqisë. Delegacionin izraelit e ka udhëhequr këshilltari i Netanjahut, Ron Dermer.
Zyrtarë të lartë amerikanë kanë shprehur "optimizëm të kujdesshëm" në lidhje me shanset e një marrëveshjeje, duke thënë se Kushner dhe Vitkof nuk do të largohen nga Egjipti derisa të arrihet një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe përfundimin e konfliktit. sa/
Foto: EPA