Aeroplani indian u rrëzua mbi një hostel të mjekëve
- Një aeroplan i udhëtarëve Boing 787-8 që u rrëzua sot menjëherë pas ngritjes nga qyteti Ahmedabad në Indi u rrëzua mbi hostelin e mjekëve.
- Post By Fami Bajrami
- 13:18, 12 qershor, 2025

Nju Delhi, 12 qershor 2025 (MIA) - Një aeroplan i udhëtarëve Boing 787-8 që u rrëzua sot menjëherë pas ngritjes nga qyteti Ahmedabad në Indi u rrëzua mbi hostelin e mjekëve.
Aeroplani u rrëzua në ndërtesën e cila është hostel për mjekët, konfirmoi zëdhënësi i policisë Xhaipal Sing Ratore.
Ndërtesa është konvikt i studentëve të kolegjit të mjekësisë, në të cilin janë strehuar studentë dhe mjekë të rinj. Shërbimet e shpëtimit po kërkojnë në rrënoja.
Sipas informacionit zyrtar, në bordin e aeroplanit ndodheshin 232 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit. Aeroplani nga Ahmedabad po fluturonte drejt Londrës. rq/
Foto: Iks