• e hënë, 17 nëntor 2025

Ademi: Në këto zgjedhje, shqiptarët do të vendosin për rikthimin e dinjitetit

Ademi: Në këto zgjedhje, shqiptarët do të vendosin për rikthimin e dinjitetit

Shkup, 12 tetor 2025 (MIA) - Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi në konferencë për shtyp sot tha se ka edhe një javë fushatë zgjedhore përpara deri javën e ardhshme, kur do të zhvillohet një "referendum historik në të cilin shqiptarët do të vendosin për rivendosjen e dinjitetit, barazisë, integrimit dhe progres të mëtejshëm".

"Votimi në këtë të diel është referendum e shkuar referendumit -  është një plebishit për të manifestuar fuqishëm kundërshtimin ndaj platformave politike të rrezikshme, të cilat synojnë asimilimin politik të shqiptarëve dhe revizionimin e të drejtave kolektive të fituara me shumë sakrifica gjatë dekadave të fundit. Populli ynë do t’u përgjigjet këtyre planeve ogurzeza, duke treguar se nuk do të lejojë askënd të zhdukë nga skena politike opsionin tonë politik dhe angazhimin tonë për barazi dhe përfaqësim të drejtë. Dita e referendumit - 1ë tetori, është dita e rikthimit të dinjitetit. Është dita kur shqiptarët bëhen bashkë për një përfaqësim politik të fuqishëm, për të vendosur vetë për të ardhmen e tyre dhe për të ndalur çdo përpjekje që synon kontrollin, marginalizimin, dobësimin dhe përjashtimin e popullit tonë nga vendimmarrja publike dhe politike. Me një zë të vetëm shqiptarët më 19 tetor do të thonë se ata vetë vendosin për përfaqësimin e tyre politik. Ky referendum është një shprehje e fuqisë së popullit dhe një demonstrim i vendosmërisë tonë për të mbrojtur të drejtat dhe të ardhmen tonë", tha Ademi.

 Foto: BDI

 

QËNDRONI TË LIDHUR