• e diel, 06 shtator 2026

35 vite pavarësi të Maqedonisë - publikohet video para spektaklit muzikor-skenik sonte në Ohër

35 vite pavarësi të Maqedonisë - publikohet video para spektaklit muzikor-skenik sonte në Ohër

Shkup, 9 gusht 2026 (MIA) - Video speciale në prag të shënimit të 35-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë publikoi sot kryetri i Qeverisë, Hristian Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk. Më 8 shtator shënojmë 35 vite të pavarësisë së vendit tonë, ndërsa shënimet filluan në festën kombëtare të Ilindenit. Spektakli special muzikor-skenik "Një ditë e ndritshme", që do të mbahet në 11 qytete, shfaqjen e parë do t aketë sonte në orën 19:30 në Ohër në stadiumin "Biljanini izvori".

Përmes rrëfimit të sukseseve të vendit prëgjatë viteve na udhëheqë aktori i njohur, Igor Xhambazov, këngëtarët e operës, Igor dhe Ana Durllovski në shoqërim të Filarmonisë së Maqedonisëdo ta interpretojnë këngën e njohur "Më puth dhe kokën lart" të Zafir Haxhimanovit, ndërsa në të marrin pjesë edhe aktorë të tjerë nga gjenerata më e vjetër dhe më e re. Pjesë përmbajtëse janë edhe inserte nga çastet më të rëndësishme të shpalljes së pavarësisë, vendosjes së denarit etj...

Xhambazov e fillon rrëfimin: "Njerëz, çfarë 35 vite!".

 

Me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë është përgatitur spektakël special muzikor-skenik "Një ditë e ndritshme" që do të shfaqet në 11 qytete dhe janë paralajmëruar edhe koncerte dhe manifestime të tjera, ndërkaq shfaqja e parë do të mbahet sonte në orën 19:30 në Ohër në stadiumin "Biljanini izvori".

Përmes muzikës, aktrimit dhe vallëzimit, në formën e një spektakli skenik multimedial, do të rrëfehet historia e 35 viteve të pavarësisë së atdheut tonë, duke nxjerrë në pah momentet më të rëndësishme historike, ngritjet dhe ngritjet, sfidat dhe arritjet e tre dekadave e gjysmë të kaluara.

Më 11 gusht, spektakli do të shfaqet në Manastir përpara pllajës së Shtëpisë së oficerëve, si dhe më 12 gusht në parkun përpara Komunës së Velesit.

Në prag të 8 shtatorit, në periudhën në vijim, karvani do të vizitojë 11 qytete në të gjithë vendin, duke e sjellë atmosferën festive më afër të gjithë qytetarëve. Qytetet e mbetura do të njoftohen më vonë.

Më 15 gusht, duke filluar nga ora 20:00, tre grupet legjendare maqedonase Memoria, Mizar dhe Sintezis do të mbajnë një koncert në Parkun e qytetit në Strumicë.

Legjendat e muzikës elektronike Pol Van Dajk dhe Pol Okenfold do të performojnë së bashku më 16 gusht, gjithashtu në Parkun e qytetit në Strumicë, si pjesë e festimit të 35 viteve të pavarësisë së Maqedonisë.

Më 1 shtator tenori i famshëm spanjoll Hoze Kareras do të performojë në Sheshin Maqedonia, së bashku me yjet maqedonase, përfshirë Vllatko Stefanovski, Karolina Goçeva, Kaliopi, Suzana Spasovska, Naum Petreski, Igor Durlovski dhe Ana Durlovski. I gjithë koncerti do të shoqërohet nga Orkestra Filarmonike.

Kulmi do të jetë shfaqja e fundit më 4 shtator në Sheshin Maqedonia në Shkup, ku do të performojnë më shumë se 120 artistë. Pjesa muzikore e festimit përfundon më 8 shtator me një performancë nga Dejvid Geta në stadiumin "Toshe Proeski" të Shkupit.

Manifestimi "35 vjet Pavarësi e Maqedonisë" filloi më 2 gusht - Ilinden në Manastir. ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR