• e shtunë, 14 nëntor 2026

Është vrarë kryetari i klubit të futbollit Botev, Ilian Filipov

Është vrarë kryetari i klubit të futbollit Botev, Ilian Filipov

Plovdiv, 30 shtator 2026 (MIA) - Kryetari i klubit të futbollit Botev, Ilian Filipov, mbrëmë është vrarë në Plovdiv, publikuan mediat e atjeshme, duke iu referuar Ministrisë bullgare të Punëve të Brendshme.

Tragjedia ka ndodhur derisa Filipovi është kthyer në shtëpi pas një ndeshje të futbollit. Sipas raporteve të para, shkak për vdekjen ka qenë një plagë nga armë zjarri në kokë.

Në brifing, policia dhe prokurorët e konfirmuan vrasjen, por refuzuan të zbulojnë hollësira për shkak të sekretit të hetimit. Në këtë moment në vendin e ngjarjes në vijim janë veprimet procedurale dhe hetimore. Zyrtarët për zbatimin e ligjit po hetojnë të gjitha teoritë e mundshme në lidhje me incidentin.

Filipov ishte edhe biznesmen i shquar, pronar i kompanive të transportit dhe ndërtimit. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR