• e shtunë, 21 shtator 2024

Është shpallur shporta e vjeshtës, 73 produkte ushqimore me bruto marzhë të kufizuar përfituese deri në 10 për qind

Është shpallur shporta e vjeshtës, 73 produkte ushqimore me bruto marzhë të kufizuar përfituese deri në 10 për qind

Shkup, 20 shtator 2024 (MIA) - Orizi, mielli, makaronat, vaji, jogurti, produktet e qumështit, perimet, frutat janë në listën me 73 produkte në të ashtuquajturën shporta konsumatore e vjeshtës. Për ato bruto marzha përfituese do të jetë e kufizuar në 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë, ndërsa në marketet do të shënohen  me mbishkrimin "më pak shpenzime, më shumë për ty",  ka vendosur Qeveria, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.

Vendimi i Qeverisë për kufizimin të bruto marzhës përfituese të një pjese të produlkteve bazike ushqimore do të hyjë në fuqi ditën e ardhshme pas publikimit në "Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut", ndërsa do të zbatohet deri mnë 31 tetor të këtij viti.

Ministri dikasterial besar Durmishi në konferencën për shtyp tha se me hyrjen në fuqi të këtij vendimi pritet që shpenzimet për ushqim dhe pije joalkoolike të ulen mesatarisht për 10 për qind

Durimishi njoftoi se vendimi i këtillë është marrë në bazë të të dhënave nga Enti shtetëror i statistikës, për indeksin e shpenzimeve të jetesës, të ciltë tregojnë se krahasuar me gushtin e vitit 2024, me dhjetorin e vitit 2023, është evidentuar rritje e shpenzimeve për ushqim për 4 për qind, nga të cilat rritje më të madhe ka tek frutat prej 10,9 për qind, tek qumështi, djathi dhe vezët prej 6,6 për qind, tek perimet prej 3.9 për qind, tek mishi prej 3.6 për qind, dhe te buka dhe drithërat nga 2 për qind. Për të njëjtën periudhë, çmimet e pijeve joalkoolike janë rritur me 9,4 për qind, nga të cilat uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet e frutave dhe perimeve janë rritur për 11,1 për qind, ndërsa kafeja, çaji dhe kakaoja janë rritur me 7,7 për qind.  

Sipas Vendimit, tregtarët për produktet që janë të përfshirë në sjhportën e vjeshtës dhe janë të vendosura në raftet, frigoriferët dhe Pajisjet për ftohje, duhet t'i shënjojnë qartë me mbishkrimin "më pak shpenzime, më shumë për ty", i cili është publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.

Gjithashtu, theksoi Durmishi, tregtarët me shumicë dhe pakicë do të kenë për detyrim t'i furnizojnë dhe shesin në sasi mujore nga të paktën 70 për qind nga sasitë e blera në gusht të këtij viti nga këto produktet të listës.

Masa e shportës konsumatore të vjeshtës në periudhën e ardhshme do të zbatohet si shportë e Krishtlindjeve, shporta e Ramazanit, shporta e Pashkëve me orar të kufizuar të kohëzgjatjes para dhe gjatë festave kur zakonisht rriten çmimet e produkteve ushqimore bazike, me qëllim që të mbrohet standardi i qyetarëve.

Lista e produkteve përfshin:
- oriz i bardhë në paketim nga 900g deri në 1kg;
-miell gruri, tip 400 në ambalazhe nga 1kg deri në 2kg;
-bukë e bardhë dhe gjysëm e bardhë, bukë, e tipit industrial 450g (e plotë dhe në copa), me përjashtim të bukës së sapopjekur në markete;
-produkte furre (gjevrek i thjeshtë, burek me mish dhe djathë, pite me mish dhe djathë, simit pogaqe dhe kifle, e thjeshtë dhe me djathë);
-biskota, "Petit Beure" dhe biskota të thjeshta nga 300g deri në 500g;
-makarona (makarona dhe spageti nga gruri i fortë pa dhe me vezë 500 g (pa aksesorë);
- vaj luledielli ushqimor, në një paketë 1 litër;
-mish, viçi, pa kocka, kofshë ose ndonjë pjesë tjetër;
-mish, derri, pa kocka, kofshë ose ndonjë pjesë tjetër;
-pulë (e freskët dhe e ngrirë) e plotë;
-biftek pule (i freskët dhe i ngrirë);
-sallam, proshutë në ambalazh nga 300g deri në 800g (pa ambalazh në feta);
- sallam derri (pa aditivë dhe pa paketim në feta);
- sallam çaji, i bërë me mish viçi (pa aksesorë dhe pa paketim në feta);
- sallam special i pulës në ambalazh nga 300g deri në 800g (pa ambalazh në feta);
- pashtetë nga mëlçia ose pula, (pa shtesa) në pako 95 g dhe 100 g;
-peshk i ngrirë Osliq;
-qumështi i lopës (përveç qumështit organik dhe qumështit me suplemente) me përmbajtje yndyre 2,8 për qind, 3,2 për qind dhe 3,5 për qind në paketim 1 litër;
- jogurt i qumështit të lopës, pa shtesa, me përmbajtje yndyre nga 2,8 për qind deri në 3,2 për qind në paketim 1 litër;
- kos i lopës (zakonisht pa shtesa) me përmbajtje yndyre 2,8 për qind dhe 3,2 për qind në një paketë prej 400 g deri në 500 g;
- salcë kosi nga qumështi i lopës, me përmbajtje yndyre nga 12 për qind deri në 20 për qind në paketim 180 g deri në 400 g;
- gjizë;
- djathë i bardhë tradicional i lopës (pa shtesa);
- djathë i bardhë i përzier tradicional (pa shtesa);
- djathë tradicional i lopës (pa shtesa);
- djathë i përzier tradicional (pa shtesa);
- vezë pule të freskëta, 1/10 paketë;
-vaj, (gjalpë), prodhim industrial (pako 250 g);
-margarinë, (e zakonshme), e paketuar në 250 g;
- mollë;
- pjeshkë;
-rrush ;
- limon;
- portokall;
- banane;
- arra të pastruara;
- fasule;
- qepë;
- patate;
- karrota;
- spinaq;
- lakër;
- kastraveca;
- kornichons;
- hudhër;
- kungull i njomë;
- bishtaja;
- domate;
-speca;
-lulelakra;
- kungull;
- patëllxhan;
- lente;
- majdanoz;
- brokoli;
-presh;
-perime të ngrira (përzierje) në letër alumini prej 450 g;
- perime të ngrira nga misri, në letër alumini prej 450 g;
-perime të ngrira nga bizelet, në petë prej 450 g;
-bishtaja të ngrira, në petë 450 g;
- ullinj, të zinj;
- bizele të konservuara në një paketë prej 400 g;
- ajvar me speca të pjekur, kavanoz deri në 660 g;
-kastraveca, të konservuara, kavanoz deri në 720 g;
- kërpudha të marinuara (të copëtuara), kavanoz deri në 720 g;
-sheqer i bardhë;
- reçel dhe marmelatë;
- çokollatë e qumështit, në një paketë prej 100 g;
- keçap;
-majonezë në një kavanoz prej 660 g;
- erëza (vegeta, pikante etj.);
- kafe e bluar e paketuar në 200 g;
-Lëng frutash nga fruta të ndryshme në një kuti kartoni 1 litër BGN. mb/


 

QËNDRONI TË LIDHUR