Është rritur numri i turistëve të huaj, më së shumti nga Turqia, Gjermania, Serbia dhe Bullgaria
- Në maj të këtij viti, në vend janë evidentuar 131 723 turistë, prej të cilëve 106 756 të huaj, ndërsa 24 967 të vendit, kumtoi Enti shtetëror i statistikave.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:29, 13 korrik, 2026
Shkup, 13 korrik 2026 (MIA) - Në maj të këtij viti, në vend janë evidentuar 131 723 turistë, prej të cilëve 106 756 të huaj, ndërsa 24 967 të vendit, kumtoi Enti shtetëror i statistikave.
Numri i netëve të kaluara në muajin maj të vitit 2026 është 236 727, prej të cilëve 24.2% janë turistë vendor dhe 75.8% janë turistë të huaj.
Në periudhën janar - maj të vitit 2026, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak, gjithsej numri i turistëve është rritur për 2.6%, respektivisht: te turistët vendor është zvogëluar për 4.4 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 4.9%.
Në periudhën janar – maj të vitit 2026, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak, numri i netëve të kaluara është rritur për 1.0%, edhe atë: te turistët vendor ka rënie për 4.1%, ndërsa te turistët e huaj është rritur për 3.3%.
Numri më i madh i turistëve të huaj janë nga Turqia (34 681), nga Gjermania (9 578), nga Serbia (7 605) dhe nga Bullgaria (4 858). ab/
Foto: МIА