• e diel, 06 shtator 2026

Është përmirësuar gjendja e pacientit të transportuar nga Turqia, mjekët bëjnë thirrje për kujdes gjatë kërcimeve në ujë

Është përmirësuar gjendja e pacientit të transportuar nga Turqia, mjekët bëjnë thirrje për kujdes gjatë kërcimeve në ujë

Shkup, 9 gusht 2026 (MIA) - Pacienti i cili u transportua nha Turqia pas lëndimit të rëndë të palcës kurrizore është në gjendje stabile, parametrat vitalë të tij janë të mira dhe është jashtë rrezikut për jetë, theksoi drejtori i Klinikës për traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezion, reanimacion, mjekim intensiv dhe qendër urgjente (TOARMIQ), dr. Igor Merxhanovski.

Ai informoi se pacienti është kontaktibil, i vetëdijshëm, merr frymë vetë dhe tashmë ka filluar të pranojë ushqim në mënyrë natyrore, ndërsa në rrjedhë është terapia fizikale në njësinë për mjekim intensiv.

"Pacienti është në gjendje të mirë. Parametrat vitalë janë të qëndrueshëm. Dje kishte temperaturë të ngritur, por të gjitha testet e kryera rezultuan negative për infeksion dhe me shumë gjasa është një reagim ndaj transportit dhe ndërhyrjes paraprake kirurgjike. Nga sot ai ka filluar të hajë nga goja dhe gjendja e tij e përgjithshme po përmirësohet", informoi drejtori i TOARMIQ-së.

Sipas tij, gjatë pacienti pritet të transferohet në Repartin për traumatologji javën e ardhshme, ku do të vazhdojë rehabilitimi intensiv, dhe më pas në një qendër të specializuar për shërim të mëtejshëm. 

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nësekëtë verë janë regjistruar raste të lëndimeve të rënda gjatë kërcimeve në ujëra të cekëta, Merxhanovski tha se në Klinikë këtë vit nuk është pranuar asnjë pacient i tillë, përveç djalit i cili u lëndua në Turqi. 

Ai theksoi se fushatat parandaluese për sjellje të sigurt tek të rinjtë duhet të vazhdojnë, me qëllim që të rritet ndërgjegjësimi si tek fëmijët ashtu edhe tek prindërit. 

"Nuk duhet kërcyer në pishina dhe në ujëra të pakontrolluara. Nëse bëhet kjo, duhet të bëhet në kushte të kontrolluara dhe nën mbikëqyrje profesionale", theksoi Merxhanovski. 

Duke folur për pasojat e fatkeqësive të këtilla, ai sqaroi se lëndimet më shpesh prekin vertebrat e qafës dhe palcën kurrizore dhe bëjnë pjesë në lëndimet më të rënda traumatike. Sipas tij, këto lëndime në shumicën e rasteve janë të pakthyeshme dhe lënë paaftësi të përhershme. ab/
 
Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR