Çmimin Nobel për mjekësi e kanë marër tre shkencëtarë për zbulimet në optogjenetikë
- Çmimi Nobel për Fiziologji ose Mjekësi për vitin 2026 u është dhënë shkencëtarëve Karl Dejser, Piter Hegeman dhe Georg Nejxhel. Ata u vlerësuan për zbulimet që lidhen me kanalet jonike të kontrolluara nga drita dhe optogjenetikën.
- Post By Melahat Baftija
- 12:20, 5 tetor, 2026
Stokholm, 5 tetor 2026 (MIA) - Çmimi Nobel për Fiziologji ose Mjekësi për vitin 2026 u është dhënë shkencëtarëve Karl Dejser, Piter Hegeman dhe Georg Nejxhel. Ata u vlerësuan për zbulimet që lidhen me kanalet jonike të kontrolluara nga drita dhe optogjenetikën.
Optogjenetika është një metodë që u lejon shkencëtarëve të përdorin dritën për të ndezur dhe fikur aktivitetin e qelizave nervore specifike. Kjo u lejon atyre të studiojnë me shumë saktësi se si grupe specifike të neuroneve ndikojnë në funksionin e trurit, sjelljen, emocionet dhe proceset e tjera.
Hegemann dhe Nejxhel, me hulumtimin e tyre mbi proteinat e ndjeshme ndaj dritës në algat njëqelizore, ndihmuan në zbulimin e kanaleve jonike që i përgjigjen dritës. Dejser më pas i aplikoi këto mekanizma në qelizat nervore, duke i lejuar ato të kontrollohen nga pulset e dritës. Këto zbulime hodhën themelet për optogjenetikën, e cila është bërë një nga mjetet e rëndësishme të neuroshkencës moderne.
Të tre fituesit do të ndajnë çmimin në para prej 12 milionë krunash suedeze, ose rreth 1,1 milion euro. Çmimi Nobel në Mjekësi është Çmimi i parë Nobel për këtë viti, ndërsa fituesi i Çmimit të Fizikës do të shpallet të martën.
Hegeman është angazhuar në Univeristetin "Humbolt" në Berlin, ndërsa Nejxhel është në Universitetin në Vircburg, gjithashtu në Gjermani, Dajseri është angazhuar në Institutin e Mjekësisë "Hauard Hjuz" dhe në Universitetin Stenford. mb/
Foto: MIA