• e martë, 18 gusht 2026

Çmimi i dizelit rritet me 5.50 denarë, ndërsa i benzinës me 1.50 denarë

Çmimi i dizelit rritet me 5.50 denarë, ndërsa i benzinës me 1.50 denarë

 Shkup, 13 korrik 2026 (MIA) - Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) nga mesnata rritet për 5.50 denarë, ndërsa çmimet e benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1.50 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

 Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) rritet me 4.50 për litër, ndërsa mazuti M-1 NS për 0.938 denarë për kilogram.

Çmimi i ri i EURODIZEL BS (D-E V) do të jetë 88.00 denarë, EUROSUPER BS - 95 do të shitet për për 87.00, EUROSUPER BS - 98 për 89.00, vaji ekstra i lehtë për 86.00 denarë, dhe një kilogram mazut M-1 NS për 42.168 denarë.

 Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR