• e mërkurë, 07 tetor 2026

Çmimet e naftës "Brent" kanë tejkaluar 100 dolarrë

Çmimet e naftës

Nju-Jork, 10 shtator 2026 (MIA) - Çmimet e energjensave në tregjet evropiane dhe botërore vazhdojnë të rriten dhe çmimi i naftës së papërpunuar Brent ka kaluar shifrën prej 100 dollarësh për fuçi, ndërsa gazi natyror evropian i është afruar përsëri nivelit prej 80 eurosh për megavat-orë.

Çmimi i naftës Brent në bursat botërore është rritur në 100.74 dollarë për fuçi, i mbështetur nga shqetësimet në lidhje me furnizimin global me energji dhe tensionet gjeopolitike, kurse çmimi i naftës amerikane WTI (West Texas Intermediate) aktualisht po lëviz në interval prej 95,50 deri në 96,10 dollarë për fuçi për kontratat e ardhshme. Çmimi spot i naftës WTI në tregun e aksioneve po tregtohet në një nivel prej rreth 93,60 deri në 95,40 dollarë për fuçi.

Indekset evropiane të aksioneve po bien. Kontratat e ardhshme të gazit natyror evropian në tregun TTF të Amsterdamit sot lëvizën në një interval prej 78 deri në 80 euro për megavat-orë. Sipas të dhënave nga portali Investing, çmimi i kontratave të ardhshme TTF arriti në 80,00 euro për megavat-orë.

Rritja e çmimeve të energjisë ushtroi presion mbi tregjet evropiane të aksioneve. Një rënie u regjistrua në indekset kryesore, me indeksin pan-evropian STOXX 600 që ra me rreth 0,7 për qind, dhe korrigjime dhe rënie të ngjashme u vunë re edhe në bursat kryesore të Frankfurtit (DAX) dhe Parisit (CAC 40).

Vlera e euro krahasuar me dollarin në tregun e përgjithshëm arrin  1,1639 dollarë. Çmimi arit arrin 4.459,26 dollarë për tre uncë, me rënie të lehtë ditore prej 0,03 për qind, sipas të dhënave për fjusersët në portalin Investing. Çmimi i grurit në tregjet botërore arrin 724,90 centë për bushel, me rënie të lehtë prej 0,53 për qind. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR