0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëri

Akuza të ndërsjella të pushtetit dhe opozitës kush sa ka bërë apo nuk ka bërë për uljen e ndotjes

Me akuza të ndërsjella kush sa ka bërë apo nuk ka bërë, kush punon sinqerisht, e kush vetëm paraqitet me përpjekje deklarative filloi sot debati në Kuvend pas Informacionit për ndotje enorme të ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të parashtruar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Shkup, 27 janar 2020 (MIA) – Me akuza të ndërsjella kush sa ka bërë apo nuk ka bërë, kush punon sinqerisht, e kush vetëm paraqitet me përpjekje deklarative filloi sot debati në Kuvend pas Informacionit për ndotje enorme të ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të parashtruar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Deputeti Dragan Danev i VMRO-DPMNE-së theksoi se Qeveria e LSDM-së në mandatin prej tre viteve nuk ka bërë asgjë në fushën e luftës kundër ndotjes, edhe pse, siç tha kur kanë qenë në opozitë paralajmëronin shumë masa, siç është zgjerimi i rrjetet të ngrohjes, gazifikimit, autobusëve elektrikë, tramvajit….

Në kundërshtim me paralajmërimet, tha Danevi, nuk sjellë asnjë masë e vërtetë, shumë pak mjete ndahen për këtë dedikim, që, siç tha,është rezultat i paaftësisë institucionale dhe vullnet të bëhet diçka.

Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli theksoi se Qeveria për herë të parë viteve të fundit ka plan për ballafaqim me ndotjen. Në këtë plan, shtoi Makraduli, ka masa të cilat po zbatohen për herë të parë në vend, si dhe konkluzione që bashkërisht i kanë sjellë të gjitha partitë parlamentare.

“Për herë të parë ka plan për ballafaqim me ndotjen e ajrit, për herë të parë kjo është pjesë e Buxhetit dhe për herë të parë është prioritet strategjik i Qeverisë”, tha Makraduli.

Ai theksoi se numrat flasin ulje të ndotjes dhe më pak ditë të ndotura. në çfarë reagojnë deputetët e opozitës me vërejtje se nuk mund t’u besohet apo jo numrave të instrumenteve të cilat masin ndotjen në varësi të asaj nëse u përshtatet apo jo.

Ai thotë se për shkak të kësaj që ky plan jep rezultate, opozita duhet të bashkëngjitet  që së bashku të punohet në përmbushjen e tij.

Do t’u bashkëngjitkemi, shtoi Danevi, atëherë kur do të kërkoni ndjesë se kur ishit në opozitë manipulonit me qytetarët dhe i theksonit VMRO-DPMNE-në si fajtor kryesor për ndotjen.

Deputeti Ilija Dimovski duke i replikuar Makradulit tha se ka qenë deputet i mirë kur ka qenë në opozitë, por  edhe  si pushtet ka mbetur në opozitë, ha Dimovski, ndërsa keni pasur tre vjet  të bëni diçka konkrete.

Kërkoi si Ministri t’ua dorëzojnë deputetëve listën e importuesve të koksit të naftës, që të shihet cilat janë kompanitë të cilat e përdorin dhe interesat  e biznesit  të kujt mbrohen.

Seanca kuvendore vazhdon pas pushimit të rregullt njëorësh.

Back to top button
Close
Close