BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Aktakuza edhe kundër tre policëve amerikanë për vrasjen e Flojdit 

Prokurori shtetëror i Minesotas, Kit Ellison pritet të parashtrojë aktakuza sot edhe kundër tre policëve të tjerë që morën pjesë në operacionin policor në Minneapolis, gjatë të cilit vdiq afroamerikani Xhorxh Flojd.

Uashington, 3 qershor 2020 (MIA) – Prokurori shtetëror i Minesotas, Kit Ellison pritet të parashtrojë aktakuza sot edhe kundër tre policëve të tjerë që morën pjesë në operacionin policor në Minneapolis, gjatë të cilit vdiq afroamerikani Xhorxh Flojd.

Sipas “Star Tribjun”, pritet që ata të akuzohen për ndihmë dhe mbështetje gjatë vrasjes së Flojdit, transmeton Bi Bi Si.

Polici Derek Shovin, i cili ia shtypi qafën Flojdit me gjurin e tij, tashmë është akuzuar për vrasje të shkallës së tretë, ndërsa pritet që Elison të ngritë aktakuzë kundër tij për vrasje të shkallës së dytë.

Të katër policët tashmë janë larguar nga puna. ls/shk/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close