0_Web_AktualeEvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Akulli në Grenlandë po shkrihet gjithnjë e më shpejtë

Grenlanda po e humb akullin shtatë herë më shpejtë se sa në vitin 1990, tregon hulumtimi i një ekipi shkencëtarësh ndërkombëtar, të cilët kanë studiuar pamje satelitore për një periudhë kohore 26 vjeçare. Përfundimet janë botuar në revistën prestigjioze shkencore "Nejçër".

Kopenhagen, 11 dhjetor 2019 (MIA) – Grenlanda po e humb akullin shtatë herë më shpejtë se sa në vitin 1990, tregon hulumtimi i një ekipi shkencëtarësh ndërkombëtar, të cilët kanë studiuar pamje satelitore për një periudhë kohore 26 vjeçare. Përfundimet janë botuar në revistën prestigjioze shkencore “Nejçër”.

Vlerësimi tregon se ishulli i Grenlandës i ka humbur 3,8 trilionë tonë akull nga viti 1992 deri më tani. Kjo do të thotë 10,6 milimetra nivel më të lartë të detit, transmeton BGNES.

Sipas artikullit, ndikimi i Grenlandës në rritjen e nivelit të detit sot është saktë si në parashikimet më pesimiste për të ardhmen. Kjo do të thotë se nga fundi i këtij shekulli mund të pritet rrije shtesë e oqeanit për shtatë centimetrash vetëm për shkak të Grenlandës. Kjo, nga ana tjetër, do të thotë rrezik më i madh nga përmbytjet.

Për momentin, rreth një miliardë njerëz jetojnë më pak se 10 metra mbi linjat aktuale të derdhjes.

Nga ana tjetër, Alaska nuk është më sinonim i të ftohtit. Në Enkorixh – qyteti me popullsi më të dendur në këtë shtet amerikan, më 4 korrik u matën 32 gradë Celsius.

Shkencëtarët thonë se studimi është një pasqyrim i mënyrës se si Grenlanda reagon në ngrohjen e shpejtë të Arktikut. ls/shk/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close