0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKronikëKronikë.PortalMakedonija.SlajderPolitikë

Aktvendime me liri për pesë të akuzuar në rastin “Spiuni”

Gjykata Penale në Shkup sot u ka shqiptar aktvedime me liri, pesë të akuzuarve në procedurën e përsëritur për rastin "Spiuni". Gjykata e liroi nga akuza Miqo Naskovskin për veprat "mashtrim" dhe "shantazh", Marjan Maxhovskin për "shantazh", Goran Stojkovin dhe Cvetan Damjanovskin "ruajtje ilegale dhe posedim të armës" dhe Gjorgji Haxhimicev në veprën "shërbim në shërbim".

Shkup, 21 janar 2020 (MIA) – Gjykata Penale në Shkup sot u ka shqiptar aktvedime me liri, pesë të akuzuarve në procedurën e përsëritur për rastin “Spiuni”. Gjykata e liroi nga akuza Miqo Naskovskin për veprat “mashtrim” dhe “shantazh”, Marjan Maxhovskin për “shantazh”, Goran Stojkovin dhe Cvetan Damjanovskin “ruajtje ilegale dhe posedim të armës” dhe Gjorgji Haxhimicev në veprën “shërbim në shërbim”.

Gjykatësi, Vladimir Tufegxhiq, duke elaboruar aktvendimin tha se gjykata në mënyrë të veçantë i ka çmuar deklaratat e të dëmtuarve, se nuk ndjehen të dëmtuar dhe nuk kanë parashtruar kërkim për dëmshpërblim nga të akuzuarit për “mashtrim” dhe “shantazh”, ndërsa për veprën “ruajtje ilegale dhe posedim të armës” elaboroi se në dëshmitë e parashtruara ka pasur mospërputhje për rrethanat e e marrjes dhe kthimit të armës nga ana pjesëtarëve të MPB -së.

Përfaqësues të aktakuzës janë ish-prokurorët publik e PSP-së, Stefço Donev dhe Elizabeta Josifovska.

Procesi gjyqësor para këtij këshilli gjyqësor ka filluar në janar të vitit 2018. Janë caktuar 19 debate kryesore, ndërsa janë mbajtur 11. Gjykatësi Tufeciq, theksoi se për shkak të mosparaqitjes në disa seanca dhe mosdorëzimit të dokumentacionit mjekësor, procedura është ndarë kundër të pandehurit Marjan Efremov.

Sipas prokurorisë, ish-zbuluesi Marjan Efremov, ka qenë organizator i grupit, i cili ka spiunuar për shërbimet inteligjente të huaja, ndërsa njëkohësisht është marrë me shantazh, mashtrim dhe zhvatje.

Paraprakisht sot, u mbajt seancë e procedurës së ndarë kundër të pandehurit Zoran Bozhinovski, në të cilën i prokuroria dhe mbrojtja parashtruan fjalët përfundimtare. Aktvendimi është caktuar për më 11 shkurt të vitit 2020.

Mbrojtja, në fjalën përfundimtare tha se pret që aktvendimi me liri për këtë “padi të filluar në vitin 2009 në bazë të supozimeve dhe konstatimeve paushale dhe hipoteza”, i cili është udhëhequr me shumë shkelje në procedurë dhe pa u dhënë asnjë dëshmi materiale, për çka i pandehuri pa aktvendim ka kaluar 777 ditë në paraburgim në Serbinë fqinje, në bazë të urdhërarrestit të hapur ndërkombëtar për veprën.

I pandehuri Bozhinovski, në fjalën përfundimtare tha se nuk është përballur me asnjë dëshmi dhe se gjithë lënda është paketuar nga PSP pa u lejuar verifikim i fakteve.

Prokuroria, në fjalën përfundimtare tha se janë parashtruar dëshmi me të cilat është konformuar padia dhe ndërlidhja e Bozhinovskit dhe Efremov në veprën “spiunimi” dhe “shantazhi”, ndërsa vepra “shantazh” mbetet në përpjekje dhe nuk ka nevojë të shkaktohet dëm, sepse nuk kanë arritur t’i marrin paratë nga Minço Jordanov dhe Dragan Daravellski. mb/

Back to top button
Close
Close