0_Magazinë.PortalSkena

Aktorja amerikane Lori Lohlin shkon në burg për pjesëmarrje në vepër kriminale

Aktorja amerikane Lori Lohlin dhe burri i saj, stilisti Mosimo Xhianuli, u deklaruan fajtorë dhe do të vuajnë dënim me burg për pjesëmarrje në akt kriminal.

Los Anxheles, 22 maj 2020 (MIA) – Aktorja amerikane Lori Lohlin dhe burri i saj, stilisti Mosimo Xhianuli, u deklaruan fajtorë dhe do të vuajnë dënim me burg për pjesëmarrje në akt kriminal.

Lohlin dhe Xhianuli janë ndër 50 të akuzuarit që kanë marrë pjesë në një krim të pretenduar për regjistrimin e fëmijëve në universitet, megjithëse ata i kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat në fillimin e procesit gjyqësor.

Lohlin (55), ra dakord ta vuante dënimin me dy muaj burg, ndërsa së bashku me burrin e saj ranë dakord për një marrëveshje që përfshin kompensim financiar dhe punë për qëllime humanitare nën mbikëqyrje.

Prokuroria kumtoi se Lohlin dhe Xhianuli  kanë paguar ryshfet prej gjysmë milioni dollarësh për t’i regjistruar dy vajzat e tyre në Universitetin e Karolinës së Jugut, gjoja si anëtarë të ekipit të kanotazhit.

Sipas kushteve të marrëveshjes, aktorja do të jetë në burg për dy muaj, do të paguajë 150,000 dollarë dhe do të ketë shërbim 100 orësh të detyrueshëm të komunitetit, ndërsa burri i saj do të kalojë pesë muaj në burg dhe do të duhet të paguajë 250,000 dollarë gjobë dhe 250 orë të detyrueshme të dobishme shoqërore. ls/fab

Back to top button
Close
Close