0_Magazinë.PortalSkena

Aktori amerikan Hagen Mills ka bërë vetëvrasje

- Aktori i famshëm Hagen Mills, i njohur me rolin e tij në serialin "Baskets" është gjetur i vdekur, por ekziston dyshimi se ka bërë vetëvrasje pasi kishte gjuajtur ndaj nënës së fëmisë së tij, Erika Prajs.

Los Anxhelos, 21 maj 2020 (MIA) – Aktori i famshëm Hagen Mills, i njohur me rolin e tij në serialin “Baskets” është gjetur i vdekur, por ekziston dyshimi se ka bërë vetëvrasje pasi kishte gjuajtur ndaj nënës së fëmisë së tij, Erika Prajs.

Policia e kishte gjetur Prajsin (34) me plagë nga armë zjarri në dorë dhe krahëror.

Prajsi për policinë kishte deklaruar se Millsi (29) kishte gjuajtur atë, e pastaj edhe veten.

Sipas policisë, Mills i mbante peng vajzën e tij dhe nënën e Erikas, përderisa Prajsi nuk ishte kthyer në shtëpi, e pastaj e kishte gjuajtur.

Nëna dhe vajza e Prajsit nuk janë lënduar gjatë këtij incidenti, ndërsa Prajsi është dërguar në spital dhe gjendja e saj është stabile. fc/

Back to top button
Close
Close