BotëBotë.Portal

Aktivizohet ushtria për shkak të protestave të dhunshme në Mineapolis

Guvernatori i Minesotës, Tim Volc mbrëmë e aktivizoi Gardën kombëtare për shkak të protestave të dhunshme në Mineapolis pas vdekjes së afroamerikani Xhorxh Flojd gjatë arrestimit.

Mineapolis, 29 maj 2020 (MIA) – Guvernatori i Minesotës, Tim Volc mbrëmë e aktivizoi Gardën kombëtare për shkak të protestave të dhunshme në Mineapolis pas vdekjes së afroamerikani Xhorxh Flojd gjatë arrestimit.

Protestat filluan të mërkurën, ndërsa protestuesit e zemëruar kanë plaçkitur dyqane dhe kanë shkatërruar gjithçka përpara tyre.

Kryetari i komunës Xhejkob Frej ka kërkuar nga guvernatorit Volc që të dërgojë njësi ushtarake.

Guvernatori bëri thirrje për paqe, duke theksuar se dhuna është një “situatë jashtëzakonisht e rrezikshme” dhe u bëri thirrje njerëzve të shpërndahen.

Protestat shpërthyen pas vdekjes së Xhorxh Flojd, i cili pretendohet që ka vdekur nga mbytja pasi një oficer policie u përpoq ta arrestonte dhe me gju ia shtypi qafën.

Zyra prokurorit publik amerikan dhe Byroja Federale e Hetimit (FBI) në Mineapolis kumtuan se po realizojnë hetim penal për vdekjen e Flojdit. ls/ab/

Таг
Back to top button
Close
Close