BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Aktivitetet turke në Mesdheun Lindor temë e takimeve të veçanta të Micotakis me Cipras dhe Genimata

Aktivitetet e fundit turke pas informacionit të lëshuar  të navigacionit (Navtex) ishin tema kryesore për të cilën ka biseduar  kryeministri grek Kirjakos Micotakis në takime të veçanta  me liderët e SYRIZËS dhe Lëvizjes për ndryshim, Aleksis Cipras dhe Fofi Genimata, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 23 korrik 2020 (MIA) – Aktivitetet e fundit turke pas informacionit të lëshuar  të navigacionit (Navtex) ishin tema kryesore për të cilën ka biseduar  kryeministri grek Kirjakos Micotakis në takime të veçanta  me liderët e SYRIZËS dhe Lëvizjes për ndryshim, Aleksis Cipras dhe Fofi Genimata, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakis sot i ka informuar  liderët e pesë partive politike nga Parlamenti  për ngjarjet e fundit në marrëdhëniet me Turqinë, si për rezultatet e Këshillit Evropian dhe marrëveshjen e arritur në Bruksel, ndërsa nga Cipras dhe Genimata ka kërkuar  t’i dëgjojë edhe propozimet e tyre.

Nga kabineti i kryeministrit grek kumtuan se Micotakis përpiqet për  dialog të frytshëm dhe mirëkuptim  mes forcave politike,  ndërsa  pikërisht  ashtu siç ka qenë  klima e takimeve, edhe  krahas dallimeve që ekzistojnë.

Cipras kërkoi të parandalohen aktivitetet në suaza të majës kontinentale greke dhe të konvokohet  samit i jashtëzakonshëm i BE-së për sanksionet e Turqisë, ndërsa Genimata kërkoi nga Athina të mos mbetet  pa përgjigje për aktivitetet turke.

Lideri i SYRIZËS Aleksis Cipras, pas takimit me Micotakis tha se për “eskalim të agresionit turk”  nga tetë muajt e kaluar,  vendi duhet të ketë  strategji nacionale, shfaqi shpresë se Turqia  nuk do ta realizojë planin për hulumtime sizmike me anijen “Oruc Reis”, sepse në të kundërtën Greqia duhet ta parandalojë atë.

“Porosinë që ia transmetova zotëri Micotakisit ishte e qartë: duhet ta parandalojë “Oruc Reis” në rast se  bën përpjekje të veprojë në suaza të  majës kontinentale greke. Sikur që  me sukses e kanë kryer atë  vendi dhe forcat e armatosura në vitin 2018″, tha Cipras pas takimit me Micotakis.

Shtoi se kanë biseduar edhe për qëndrimin e Evropës, duke theksuar se Evropa  është e detyruar të ndërmarrë përgjegjësi, sepse dallimet, në masë të madhe janë evropiane-turke, sepse “shkelen të drejtat e Evropës,  kur shkelen të drejtat sovrane të Greqisë”.

“Nëse ka eskalim dhe jo deskalim në periudhën e ardhshme, kam kërkuar nga zotëri Micotakis,  i rekomandova, të kërkojë Samit të jashtëzakonshëm të BE-së për  biseda të sanksionohet Turqia”, shtoi lideri i SYRIZËS.

Kryetarja e partisë Lëvizje për ndryshim, Fofi Genimata prejse ka biseduar me Micotakis, theksoi se Greqia duhet të përgjigjet dhe t’i parandalojë  aktivitetet turke.

“Agresioni turk kulminon me rrezik,  duke i provokuar Greqinë dhe Evropën. Grekët,  të bashkuar,  jemi të obliguar me  vetëbesim dhe vendosmëri të kundërshtohemi. Asnjë shantazh nën komplot të  kërkesave të papranuara të Turqisë  nuk duhet të mbetet pa  përgjigje.  Greqia mundet dhe duhet ta parandalojë atë”, tha Genimata.

Micotakis pasdite vazhdon takimet me liderët tjerë të partive politike. sr/sa/

Таг
Back to top button
Close
Close