BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Aktivistët për të drejtat e njeriut shtruan padi kundër Trampit

Unioni amerikan për të drejta të njeriut dhe organizata të shumta shtruan padi kundër presidentit amerikan, Donald Tramp, prokurorit suprem të shtetit Uiliam Bar dhe funksionarëve të tjerë të lartë të administratës, për ofendim dhe intervenim kundër protestave të qeta në afërsi të Shtëpisë së Bardhë të hënën e kaluar, publikoi "Gardiani" londinez.

Uashington, 5 qershor 2020 (MIA) – Unioni amerikan për të drejta të njeriut dhe organizata të shumta shtruan padi kundër presidentit amerikan, Donald Tramp, prokurorit suprem të shtetit Uiliam Bar dhe funksionarëve të tjerë të lartë të administratës, për ofendim dhe intervenim kundër protestave të qeta në afërsi të Shtëpisë së Bardhë të hënën e kaluar, publikoi “Gardiani” londinez.

Padisë iu bashkuan, midis tjerash edhe Komiteti i Uashingtonit për avokatë për të drejta të njeriut, Komiteti i juristëve për të drejta të njeriut dhe ligje dhe firma e avokatisë Arnold dhe Porter.

Padia është shtruar për shkak të intervenimit të ashpër të forcave të sigurisë kundër protestave të qeta dhe të padhunshme të hënën e kaluar, me qëllim që t’i mundësohet presidentit Tramp të fotografohet për mediat në portën e kishës historike Shën Jovani jo larg Shtëpisë së Bardhë.

Procedura gjyqësore është shtruar në gjykatën federale në Uashington, ndërsa shtruesit theksojnë se Trampi së bashku me funksionarët e tjerë në administratë i ka “shkelur të drejtat e protestuesve të cilët janë të garantuara me kushtetë, duke u hedhur në… komplot të paligjshëm me qëllim të shkeljes së të drejtave të garantuara me kushtetutë”. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close